“Nuk ka drejtësi, këta e pres jashtë unë”: Tensione e ofendime në gjykimin për vrasjen në Bon Vivant
Është mbajtur ditën e sotme seanca për vrasjen në Bon Vivant. Aty ku po akuzohet Andi Pajaziti.
Seanca e sotme është shoqëruar me tensione e përplasje.
Vëllai i viktimës që mbeti i vrarë në Bon Vivant, ka shpërthyer me ofendime.
“Nuk ka drejtësi këtu, unë e pres jashtë”, thotë ai, teksa largohet nga salla duke ofenduar.
Ai është arrestuar nga Policia.