“Nesër 5-6 ushtarë shkojnë te mjeku, kishe janë helmu”: Nga rrëfimi i ish-shoferit të Shemsi Sylës
Hetem Vrajolli, i cili kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjës si shofer i ministrit Armend Mehaj, e më pas zëvendësministrit Shemsi Syla, në një rrëfim për Nacionalen, tregon disa përjetime gjatë punës aty, që sipas tij, ‘e shtyen këtë të fundit që edhe ta lë punën’.
“Qitash jam vec tuj nejtë”, thotë Hetem Vrajolli, ish-shoferi i Armend Mehajt e më vonë edhe Shemsi Sylës.
“Kam punu në Ministrinë e Mbrojtjes prej 21.3 2021 deri më 7.7.2023 kur më kanë largu prej punës pa kurrfarë arsye. Më kanë largu për arsye të Shemsi Sylës. Ai prej që ka ardhë aty, problemi ka ndodhë në fillim”, thotë ai.
“Ma s’pari, Shemsi Syla e ka urry qaq shumë Armend Mehajn, për arsye se pse nuk po ia ndërpren tenderin Beni Donës, se thojke Shemsi Syla këqyre më kanë ardhe dokumentet prej Gjermanisë që Beni Dona e ka marrë këtë tender fals.
Edhe i thirrke ushtarët me shku të mjeku, nëse ka peshk sot, me shku te mjeku me thanë na jemi ‘xeherlu’ tuj hangër peshqi. Shemsia e thirrke njerin, i thojke 5 a 6 ushtarë kanë me shku nesër te mjeku se kishe janë helmu me peshqi.
Tani Armend Mehaj i ka thënë nërsy, derisa i tha Shemi Armend Mehajt: ‘nuk ka bir nane që më largon prej këtuhi’.
Edhe thash ku me ditë cka kanë mes vete, edhe thash cka u bë bre? Tha (Shemsiu): këqyri bre punët e tua.
Kur shkojke në mbledhje, po të kallëzoj që prej Shtimes me pas marrë ni njeri, ma i qetë ish kanë aty. Kur vike, domethënë i trentë. Mo dita jem nuk u kanë aty.
E thirra sekretarin thash këqyre cka po të them Abdulakdirr, mos gabo me ma nervozu zëvendësin se tani nuk po është më dita jem.
Mu më ka shti në punë Enver Dugolli, ai ma ka ditë gjendjen e keqe ekonomike. I kam thënë Enverit, o Enver, besën po ta jap që kam me u kujdesë për të, si për babën tem. As Kim Jung-it, nuk i rrinë gati qysh kam me i nejtë unë. Më ka shti me bajtë edhe katunarë të vetë (Shemsi Syla v.j) e me ia çu nëpër mjekë”, thotë Vrajolli.
“Mos le ta di ky m*ti ku po shkojmë”
“Nuk i ka fajet nana e Armend Mehaj, pse djalin e zoti, e u bë ministër. Shemsi Syla, nuk i ka fajet nana jem, që kur e theve kerrin më shajte e the: phu nanën kështu e kështu, me gjithë atë që të ka pru këtu. E mu m’ka pru Enver Dugolli, nana e Enverit nuk i ka fajet.
Shemsi Syla, nuk i ka fajet nana e Albin Kurtit, pse Albin Kurti e ka emëru Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë, e the: eu nanën Albin Kurti që e ka emëru Arben Vitinë, që ai macën prej përsheshit nuk e heq”, thotë ai.
Sipas Vrajollit, Shemsi Syla e ofendonte edhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
“Ditën e fundit kur e kemi vozitë, kemi pasë me e çu Shemsi Sylën te Instituti Albanologjik. Tha: ‘mos ta din ai m*ti’. Thashë jo Armendi (Mehaj v.j) nuk është këtu. Tha jo ai, po Bashkim Jashari”, thotë ai.