Në realitetin e 644 viteve më parë: Serbët e veriut po motivohen nga këto këngë me përmbajtje absurde - NACIONALE

Në realitetin e 644 viteve më parë: Serbët e veriut po motivohen nga këto këngë me përmbajtje absurde

10 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Vidovdani. Gazimestani. Milloshi. Llazari. Dushani. Kosova. Djepi. Zajednica... u lodha! A jeni lodhë edhe ju me krejt çka po ndodh në veri, në dialog, në Prishtinë? Merreni me mend tash, sa të lodhur janë serbët e rinj, si ju, që i dëgjojnë do kangë për një betejë 644 vjet ma herët.

Për ta nënvizuar, ja një strofë e një kënge me të cilën inspirohen për të sulmuar policë e paqeruajtës në veri.

Vidovdan

Unë shikoj në qiell

Kalojnë shekuj

Kujtimet e së shkuarës

Droga e vetme

A krahasohet kjo strofë me këta rreshta të BimBimmës?

“Veç kur dalin n’spote, para kamerave kanë imazh

Se kur s’dalin n’televizion jon veç plan i shpraztë

Rrugën drejt suksesit ta kom shkurtu unë, KALIMASH”

T’i kthehemi Vidovdanit.

Qajo betejë, që quhet beteja e Kosovës, ka ndodhë në vitin 1389. Në kohën kur babai i Skënderbeut ka qenë djalë i ri. Prej atëherë, kanë bë vaki shumë gjëra. Revolucioni borgjez francez. Kapitalizmi. Futbolli. Njeri ka shkelë në hanë. Ka lindë repi. Osht zbulu interneti. Gjyshet tona i kanë hjekë shamijat. Ka qitë kangë Buta. Masnej edhe Mosi. Ka dalë Iphone 15. E ata, hala kanë metë në kohën kur kanë luftu me bajoneta.

Qe qysh vazhdon teksti:

O Kosovë, Kosovë,

Toka ime e dashur,

Vendi i kalorësve të mëdhenj

Llazari dhe Milloshi!

A e mbani mend Millosheviqin? Eh, ai në vitin 1989 e kishte mbajtur një tubim të madh për nder të betejës së Kosovës, që kishte ndodhur rrafsh 600 vjet më herët. Prej atëherë, regjimi i Millosheviqit rriti dhunën ndaj nesh.

Eh, në atë betejë, dy prej personazheve kryesore ishin këta dy: Llazari e Milloshi. Llazari eshte Car Llazari, pra princi serb që i doli kundër Perandorisë Osmane. Serbet thonë që fitoi, bota thotë që humbi.

Por, serbet prej atëherë e kapin Llazarin e na mëshojnë neve shqiptarëve - si ne këtë këngë. E rasti i Milloshit është edhe më i rëndë. Milloshi është ai personi që thuhet ta ketë vrarë Sulltan Muratin. Serbët thonë qe ai ishte serb, ne themi që ishte shqiptar. E edhe Milloshi është pjesë 600-vjeçare kontestuese mes neve dhe Serbisë. Çka ka rëndësi fundja krejt kjo? Për neve, dorën n'zemër kurrgjo hiç. Po për ata, bile edhe të rinjtë qe s'i kanë as 20 vjet, ka shumë. Imagjinoni një 20-vjeçar të mbahet në një betejë që ka ndodhur para 600 viteve, sa e rëndë... n'vakt t'Ajfonit e të Teslles.

Ja një strofë tjetër me çka motivohen djemte burra me lendu paqeruajtes e police qe po e mbrojne sovranitetin e ni shteti tjeter.

Të gjithë serbët bërtasin:

Nuk po jua japim Kosovën

Ishte gjithmonë e jona,

Me kalimin e shekujve ajo mbeti e jona!

Vështirë edhe të deshifrohet. Këta hala mbahen n'qët fakt që kishe Kosova është tokë e tyne. Imagjinoje, shtet i pavarur me mbi 100 njohje, tash po e presim liberalizimin e vizave e integrimin nëpër organizata ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme