Majlinda, Nora, Distria simbol i ushtrisë shqiptare, e pyeta ministrin Mehaj “pse nuk janë në FSK? - NACIONALE

Majlinda, Nora, Distria simbol i ushtrisë shqiptare, e pyeta ministrin Mehaj “pse nuk janë në FSK?

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Mbrëmë teksa po shikoja nëpër rrjete sociale më doli një fotografi. Ishte postuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ishte në fotografi me tri kampionet olimpike, xhudistet më të njohura në këtë sport që vijnë nga Kosova.

Bile njëra prej tyre më e njohura në botë. Kishte dalë në fotografi me Majlinda Kelmendin fituesen e medaljeve të arta në këtë sport, dhe dy xhudistet tjera të sukseshme, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Nuk e kuptova saktësisht se çka do të thoshte kryeministri Rama kur shkroi “simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë” për treshen e famshme në këtë sport, por menjëherë e pash një tjetër ngjarje që mund të ma sqaronte këtë gjë.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj do të dilte në konferencë për media në orën 9 të mëngjesit. Nomalisht nuk e lëshova këtë mundësi, dhe të enjtën në mëngjes u nisa drejt objektit të Minsitrisë.

Arrij me kohë dhe fillimisht duhej ta prisja kohën derisa ministri Mehaj do të perfundonte fjalën për atë që kishte thirrur konferencën. Ai na tregoi mua dhe gazetarëve të tjerë aty se “mbi 9 milionë euro do të përdorën për dy projekte madhore me të cilat synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arsye strategjike, në Babaj të Bokës të Gjakovës dhe në Aeroportin e Gjakovës”.

Por unë po prisja që konferenca të përfundonte dhe të bëja pyetjen time. Dhe momenti erdhi. Pyetja ime ishte fillimisht nëse ministri Mehaj e ka parë postimin e Edi Ramës me tri xhudistet.

Më thotë që nuk e ka parë dhe nisë të flas për një marrëveshje që ministria e tij ka arritur një marrëveshje me Ministrinë e Sportit që xhudo të përfshihet në programin e ushtrisë.

Mehaj e kupton pyetjen time por refuzon të përgjigjet. Nuk dëshiron të komentojë diçka që do të binte ndesh me kryeministrin e Shqipërisë. Por nuk më sqaron as domethënien e të qenit “simbol i një ushtrie”.

Në fund mëqense përgjigje të saktë nuk mora, i bëra një sugjerim: t;ia marrim Luiz Ejllin një personazh shumë i famshëm nga Shqipëria në FSK. Ky ishte reagimi i tij:

Lajme të ngjashme