"Kush janë Lista Guxo, ata janë shkri" - Gani Geci i përgjigjet Donika Gërvallës pasi tha se "LDK-ja e Rugovës ka vdekur"
Në një tubim të LDK-së në Malishevë, Gani Geci i është kundërpërgjigjur ministres Donika Gërvalla.
Geci ka për Gazetën Nacionale se Lista Guxo është shkri brenda VV-së, duke shtuar se ata as nuk kanë aktivitet dhe as përfaqësi.
“Kush është ajo Lista Guxo, kurrë nuk paskam dëgju për të. Unë e di vetëm LVV, ata janë shkri aty. S’ka Lista Guxo, unë askund s’kam dëgju për Lista Guxo. As nuk kanë aktivitet, as s’kan përfaqësi, as s’kanë degë. Cfarë Liste Guxo. I kanë 15 vet.” - ka thënë Geci.
Ai tutje ka folur edhe për frymën rugoviane, duke thënë se ajo qëndron vetëm në LDK.