Kush është Princ Dobroshi nga Peja që iu bastis shtëpia, i vlerësuar bosi i drogës në Evropë e që u arrestua në Tiranë - NACIONALE

Kush është Princ Dobroshi nga Peja që iu bastis shtëpia, i vlerësuar bosi i drogës në Evropë e që u arrestua në Tiranë

2 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Policia e Kosovës bastisi sot shtëpinë e Princ Dobroshit i njohur me nofkën “Peshkaqeni” në Pejë. Ekipi i Nacionales nuk u mirëprit kur shkoi te shtëpia e tij, që duhet thënë s’dukej si shtëpia e një ‘princi’.

Policia e Kosovës ka njoftuar që në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Gjermani e Shqipëri ka realizuar operacion policor në rajonin e Pejës.

Aty njoftohet edhe për bastisjen. Policia jonë njofton që Princ Dobroshi më 22 nëntor, pra pak më shumë se para dy jave në Tiranë të Shqipërisë. Detaje të reja për momentin nuk ka. Por, besohet se ky është një zhvillim i rëndë. Meqë personi në fjalë është shumë i rëndë.

Kush është Princ Dobroshi?

59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve – do t’i niste në fillim të viteve ’90.

Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.

Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët. Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz. Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.

Për habi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005. Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur bastore dhe kazino.

Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Osllo të Norvegjisë.

Paraprakisht për Princ Dobroshit ishte dëgjuar në vitin 2019, para katër vitesh. Ai do të arrestohej pasi ishte përfshirë në një përleshje fizike në qytetin e tij, në Pejë.

Lajme të ngjashme