“Kundërmim, mbeturina dhe rrezikim i shëndetit” – Osmani thotë se klasa e vajzave të saj në shkollën publike ishte afër tualeteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për shkollimin e vajzave të saj, ka thënë se në shkollën paraprake, e cila ishte publike, ka pasur kundërmim, mbeturina dhe rrezikim të shëndetit.
Madje, Osmani ka deklaruar se klasa e vajzave të saj në atë shkollë publike ishte afër tualeteve.