Ku u fshehën udhëheqësit kur erdhi për pak orë Hashim Thaçi? Si ka mundësi, asnjë fjalë?
Hashim Thaçi u kthye pas gati pesë vitesh në shtetin e tij, e që fatkeqësisht po duket se më nuk është shteti.
Personi që ka punu, ka luftu për me shpallë pavarësinë e Kosovës, erdhi ta vizitojë babain e tij që është në gjendje kritike në QKUK.
Qysh është e mundur Presidentja, kryeministri, kryetari i Kuvendit, mos ta flasin asnjë fjalë, me thënë: mirë se erdhe, a mirë se nuk erdhe a?
Ku jeni mshefë? Keni folë për të birin e dreqin, për Gjingjiqin keni folë, për Oliver Ivanoviqin keni folë.
Qysh po mundeni me duru? Ku e keni gjetë këtë ligësi kaq të madhe? Që ta injoroni një ngjarje kaq të dhimbshme.
Hashim Thaçi është dorëzuar vullnetarisht në Hagë, prej pozitës më të lartë, e ka lënë pozitën e Presidentit dhe ka shku në Hagë. Nuk ka qenë një njeri i zakonshëm.
Sot e sollën me 100 policë në QKUK, duke iu bërtitë njerëzve, duke kërcënu e frikësu çdo gjë.
E shteti i Kosovës, nuk ke kurrkund. E di që plot njerëz maliciozë dalin e thonë: ai vetë e ka bë (Specialen). Është rren.
Nuk e ka bë. Hashim Thaçi dhe deputetët e Kosovës, e kanë bë Specialen për aludimet e Dick Martyt për trafikim me organe.
Asnjë pikë e aktakuzës nuk është për trafikim organesh.
Sendi i vetëm i trafikuar është aktakuza.
E sot, shteti i Kosovës për të cilin ai punoi e luftoi, e injoroi.
E pabesueshme!