Krejt i pa impresionuar: Burim Pacolli komenton këngët e reja nga Ya Nina dhe Kresha, Lyrical Son & Majk - NACIONALE

Krejt i pa impresionuar: Burim Pacolli komenton këngët e reja nga Ya Nina dhe Kresha, Lyrical Son & Majk

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Burim Pacolli, gazetar në Nacionale, ka vazhduar serinë e tij të komentimeve të këngëve të estradës shqiptare. Më saktë, Pacolli kësaj radhe ka komentuar këngët e reja të katër këngëtarëve.

Subjekte të analizës së Pacollit kanë qenë kënga e Ya Nina-s dhe një bashkëpunim i MC Kreshës, Lyrical Son-it e Majkut.

Në videon e tij, ku shpërfaqet analiza disa minutëshe rreth përmbajtës së këtyre dy këngëve, Pacolli është treguar goxha kritikues. Madje, ai ka thënë se është krejt i pa impresionuar nga cilësia e këngëve që ka zgjedhur t’i analizojë.

“Kënga po duket cool, sikurse shumica këngë tjetër e Ya Nina-s. nuk po ndihesh keq me e këndu kështu vetë me veti…Deri të fillon me repovat më pëlqen gjithçka rreth kësaj kënge. Ajo pjesa kur fillon me repovat, disponimi veç po shkon duke më ra. Mendoj që Ya Nina duhet me distancu veten nga repovatja dhe nga hip hop-i” – thotë Pacolli për këngën e Ya Nina-s.

Ndërsa për këngën "Zemra e saj" të MC Kresha, Lyrical Son dhe Majk, Pacolli thotë se s'do të kthehet ta dëgjojë edhe një herë.

Për më shumë, ju ftojmë të dëgjoni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme