Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet Serbia, ka rrezik përsëritja e Banjskës në përmasa më të mëdha
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, thotë se nëse nuk ndëshkohet Serbia për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, atëherë ka rrezik që ta përsëris një Banjskë të dytë dhe sipas tij, në përmasa më të mëdha.
Këto komente Konjufca i bëri pas takimit me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.