"Jam njeri i fundit që ka folë, 10 minuta para se me vra": Dëshmon në Gjykatë vëllai i Triumf Rizës
Para gjykatës ka dalë Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën ‘Liza’, i akuzuar për bashkëkryerje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.
Në seancë, dëshmoi Visar Riza, vëllai i policit të ndjerë, Triumf Riza.
Dëshmitari tregoi se si grupi i ‘Lizës’, pjesë e të cilit ishte edhe Enver Sekiraqa, e kishin ndjekur vëllain e tij, ku disa herë kishte qenë i pranishëm edhe vetë dëshmitari.