Glauk Konjufca thotë se e voton Vjosa Osmanin, por harron se është ministër dhe nuk ka drejtë vote për president
Para seancës solemne për nder të Epopeja e UÇK-së, kandidati i Lëvizja Vetëvendosje për president, Glauk Konjufca, ka folur për media.
Konjufca ka deklaruar se ishte propozim i Vetëvendosjes që emri i tij të jetë kandidat për president.
Tutje, ai ka thënë se edhe nëse Vjosa Osmani kandidon për presidente, ai do ta votojë.
Megjithatë, Konjufca duket se ka harruar se nuk ka të drejtë vote, pasi aktualisht ushtron detyrën e ministrit dhe nuk është deputet në Kuvendi i Kosovës.