Flasin për rritje ekonomike, mbi 272 milionë euro i kanë shpërnda nëpër jarana me tenderë njëburimorë - NACIONALE

Flasin për rritje ekonomike, mbi 272 milionë euro i kanë shpërnda nëpër jarana me tenderë njëburimorë

2 javë më parë

nga Berat Buzhala

Sugari i Albinit e Bislës, ministri i Financave, Hekuran Murati, u shfaq sot ne Facebook, ku e dha lajmin se ekonomia e Kosovës është duke u rritë përtej krejt parashikimeve që i kanë pasë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, tha Heki, ekonomia e vendit është rritur për 4.2 përqind, kurse është menduar që ka me u rritë 3.9 përqind, pra janë tejkalu pritshmëritë për 0.4 përqind.

Benjamini i qeverisë tha - se me kismet - që ekonomia po kthehet në binarët e rritjes së shpejtë, qysh tha ai, atje ku e patën nisë pas pandemisë.

Ky është një sinjal, tha Hekurani, se politikat e qeverisë po funksionojnë.

Statusin e Hekuranit e bëri share edhe Shefi i tij, jo Bisla, po Albini, që gjithashtu dukej i çuditur se qysh ekonomia e Kosovës po rritet përtej çdo projeksioni.

Kur i lexon njeri këto manipulime të pacipa që publikohen në ditë të vikendit, veç duhet me pasë sabër se e then kompjuterin.

Pra, nëse i heq fjalët e kota, krejt çka mbetet është që ekonomia e Kosovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur, në mesatare më pak se 5 përqind.

Në tri vitet e Isa Mustafës si kryeministër ekonomia e vendit është rritur 4.8 perqind, 5.6 përqind dhe 5.9 përqind.

Nën qeverisjen e Thaçit ekonomia osht rrite mesatarisht mbi 5 perqind, e qe besa edhe në kohën e Ramush Haradinajt është rritur rreth 5 përqind.

Sido që të jetë, preferenca ime shkon për tri vitet e qeverisë Mustafa, për të cilin njëmend mund të thuhet që ka pas bë reforma dhe e kishte qeverisur vendin, ashtu qysh duhet me u qeverisë vendi; pa popullizma, pa rrena dhe pa trauma politike të përditshme.

Mirëpo anash kësaj, sepse shifrat janë shifra, numrat janë numra, ato mbesin aty, për me i pa krejt na.

Qartazi, këta të këtij pushteti dallohen prej atyre para tyre, përveç tjerash, që janë në gjendje - që edhe një copë të m****, me provu me e parfumosë, me ia qitë do aromë dhe do melmesa, edhe me ia shitë militantit për diçka tjetër, për diçka që nuk është.

Mos harroni, prej marsit të vitit 2021, kur këta e kanë marrë qeverinë, e deri me 1 shtator, kjo qeveri i ka shpërnda 272 milionë e 950 euro te buxhetit, pa kalu nëpër procedura te tenderit.

I kanë anashkaluar në 2200 raste procedurat e tenderit.

Esenca e modelit të ekonomisë, të cilin ne e kemi përqafu është konkurrenca dhe ofertat, ku supozohet që si pasojë e kësaj shkojmë drejt çminit më të lirë.

Kjo qeveri e Hekuranit, Bislës dhe Albinit, si kurrkush para tyre, i kanë shpërnda 270 milionë euro - para tonat - pa kalllxu as qysh as tek.

I kanë shpërnda te shokët e te jaranat, ashtu qysh i kanë dhënë paratë e rezervave të shtetit, paratë e rrymës, nëpër restorane e nëpër kafe.

Mandej, edhe çuditen që më shumë po ju bjen me nejtë në Prokurori e hetuesi, sesa në zyre.

Lajme të ngjashme