Edon Bujupi para Apelit, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 12 vjet burg për vrasjen e vjehrrit - NACIONALE

Edon Bujupi para Apelit, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 12 vjet burg për vrasjen e vjehrrit

3 javë më parë

nga Eriola Cacaj

I akuzuari për vrasjen e vjehrrit të tij, Edon Bujupi, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit.

Bujupi ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së parë me 12 vite burg për veprën penale “Vrasje e kryer në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”.

Ndaj këtij vendimi ankesë kanë parashtruar Prokuroria, si edhe mbrojtësi i të akuzuarit, Skender Musa.

Në seancën e së mërkurës në Apel u shtjelluan ankesat, ndërsa i akuzuari Edon Bujupi shprehu keqardhje.

Avokati Musa tha se kërkojnë nga Apeli që kjo çështje të shkojë në rigjykim ose që i akuzuari të ketë vendim lirues.

Lajme të ngjashme