"Duart lart... ndale telefonin" - Përballja e politikanit serb me policët e Kosovës në Zveçan
Këto pamje që do t’i ndiqni, kanë ndodhur në Urën e Bistricës në Zveçan gjatë ditës martë me 11 prill. Personazhi kryesor Aleksander Arsinijeviq, një politikan i ri nga Mitrovica e Veriut.
Politikani 31 vjeçar që është opozita e vetme e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut, shkoi tek postblloku i Policisë së Kosovës në këtë pikë, aty ku një nate më herët u plagos një qytetar serb.
Misioni i Aleksandrit: të shikoj nëse ka pasur kamera që xhirojnë në këtë pikë ndalese të Policisë. Por ajo që ndodhë aty është një situatë absurde, me elemente të komedisë.
Me 10 prill fiks në orën 23:48 një qytetar serb me emrin Milan Jovanoviq do të plagosej tek pika e kontrollit afër “Urës së Bistricës” në Zveçan, që gjendet rrugës Mitrovicë-Leposaviq.
Si ndodhi plagosja?
Sipas hetimeve të para, thuhet se qytetari nuk i ishte bindur urdhërit të Policisë për tu ndalur dhe ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. 4 policë të Kosovës të Stacionit në Mitrovicën e Veriut, janë suspenduar nga detyra dhe janë arrestuar dhe u është caktuar 48 orë paraburgim.
Çka ndodhi menjëherë pas plagosjes?
Qytetari serb u dërgua në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe është jashtë rrezikut për jetë, teksa Policia e Kosovës bëri një skandal që ngjalli regime. Fillimisht tha që Policia nuk ishte përfshirë në gjuajtje, teksa një ditë më vonë, doli dhe tha të kundërtën. Kjo ngjalli reagime të ashpëra ndërkombëtare por edhe nga serbët lokal që marshuan drejt vendit të ngjarjes.
Por pse u vendosën policët e Kosovës në atë vend?
Kjo pikë kontrolli ishte vendosur nga Policia e Kosovës në dhjetorin e vitit 2022 për t’i shërbyer sigurisë së qytetarëve në atë pjesë të vendit.
Ja disa nga momentet kryesore të kësaj videoje të politikanit serb dhe Policisë së Kosovës: