Drejtori i ri i ATK-së, njeriu i VV-së që ia pa hajrin në vazhdimësi partisë
Ish – kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Mentor Hyseni është emëruar sot drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”, njoftoi sot Ministria e Financave.
Në këtë video të shkurtër, shikoni ‘ngjitjen’ në pozita të rëndësishme të z.Hyseni, prej kur partia Vetëvendosje është në pushtet.