Ditari i Buzhalës 45: Si e krehën deputetët e Komisionit Parlamentar ambasadorin Berishaj? - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 45: Si e krehën deputetët e Komisionit Parlamentar ambasadorin Berishaj?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për Ditarin e Buzhalës 45, prodhim i Gazetës Nacionale. Një tjetër pjesë kjo që i dedikohet në tërësi ambasadorit Martin Berishaj dhe paraqitjeve të tij në Komision Parlamentar, e mbështetjes që ka nga krerët shtetërorë.

Kujtojmë faktin se i njëjti po përmendet çdo ditë në mediat sllovene, saqë kanë filluar të qarkullojnë zëra edhe për rrëzim të qeverisë shkaku i Berishajt, por këtu në Kosovë, presidentja, kryeministri e ministrja e jashtme janë duke e mbështetur vazhdimisht. Arsyeja nuk dihet. Supozimet ekzistojnë.

Kreatori dhe ideatori i Ditarit, Berat Buzhala tregoi se për disa ditë me radhë e analizoi në detaje paraqitjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci para deputetëve kosovarë, gjegjësisht anëtarëve të komisionit respektiv parlamentar.

Madje, gazetari shkoi deri në atë pikë sa hodhi në dyshim respektin e madh që deputetët e pranishëm kishin për ambasadorin, duke thënë se kush e di, mbase edhe kanë bërë biznes me të, pasi sjellja e tyre definitivisht linte për të dëshiruar.

"Janez Jansha dha një intervistë ku tha se nuk e njoh Martinin. Tha e kam takuar shkarrazi diku 6-7 herë se ka qenë përfaqësues i shqiptarëve, po Martini është shok i Golobit. Doli Golobi, që është kryeministër aktual, tha jo është shok i Janezit, jo i imi. Pra, krejt Sllovenia po distancohet prej Martin Berishajt. Përveç në Kosovë po vazhdojnë stoikisht që ta mbrojnë", tha fillimisht ai.

Këtu, Buzhala hodhi kritika ndaj Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Donika Gërvallës. Këta të fundit po arsyetohen me atë se i besojnë shumë Martin Berishajt.

"Këta, presidentja, kryeministri e ministrja e jashtme po thonë fjala e tij është fjala e fundit. Pra, si me thënë ajet kuranor. Sllovania është distancuar nga ambasadori ynë. Ata e dinë që kam marrë para kesh. Njëri po thotë ia ke dhënë ti, tjetri po thotë ia ke dhënë ti. Por, emëruesi i përbashkët i krejt kësaj është që Martini është shndërruar në Slloveni në një dele të zezë".

Ndërkaq, në njërën prej pjesëve, Buzhala rikujtoi faktin se në Slloveni, javë më parë ka dhënë dorëheqje edhe ministrja e punëve të brendshme.

"Atje, para ditëve, javëve ndoshta, ka dhënë dorëheqja ministrja e punëve të brendshme e cila, sipas mediave sllovene gjithmonë, nuk iu ka bind kryeministrit, që me pushu rastin e hetimeve në prokurori. Prokuroria në Slloveni është duke u marrë në vazhdimësi me këtë rast. E tash, krejt burrat e shtetit atje duke u distancuar nga Berishaj".

Kurse, rreth asaj se çka u tha në materialin e përgatitur nga ekipi i Ditarit, udhëheqësi i emisionit shtoi:

"E pamë çka tha Martin Berishaj. Është e vështirë m'u përmbajtë mos me qesh edhe pse këtu ka çdo tjetër përveç për me qesh. Kemi kalu me gjuhën e Vetëvendosjes, 20 vite rrënim, mashtrim, vjedhje, për me ardhë me një periudhë kohore sipas tyre, ku ka me dominu barazia, rendi ligjor, fjala e lirë, transparenca.

Në rastin e Martin Berishajt, i cili dyshohet për miliona euro qarkullim, para "kesh", qeveria jonë, presidenca, krejt institucionet e kanë ulë kokën edhe po i besojnë më shumë asaj fjale (bën me gisht kah deklarata e ambasadorit) e cila është çdo gjë përveç fjalë".

Siç edhe mund ta shihni, në pjesën e epërme të tekstit, gëzoni episodin e plotë. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme