Dinjiteti i Kurtit që na ‘vrau’ me krejt botën: Buzhala iu rroket analistëve që ia mprehën ‘brinat’ - NACIONALE

Dinjiteti i Kurtit që na ‘vrau’ me krejt botën: Buzhala iu rroket analistëve që ia mprehën ‘brinat’

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zhvillimet që përshkruan javën që nga publikimi i episodit pararendës deri më sot, u konvertuan në temat kryesore të pjesës së 37 të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Dinjiteti i Kurtit dhe deklarata e Skënder Hysenit që u shpërnda e keqinterpretua ishin nga më kryesoret, por duke mos lënë anash as zhvillimet e tjera, siç është rasti me të "bëmat" e analistëve që mbështesin fuqimisht Kurtin, në një kohë kur duhen konsenus e koordinim me ndërkombëtarët.

Fillimisht, autori kujtoi edhe një ngjarje nga e kaluara e tij, që duket të ketë qenë hera kur ai është ndier pa dinjitet. Ky moment, sipas ideatorit dhe kreatorit të Ditarit ka qenë kur është rrahur në Dardani, diku në vitet 1995/96.

"Qysh nëpërkëmbet dinjiteti me i suspendu targat edhe për dhjetë muaj? Çka e bën një shqiptar në Malishevë, në Drenicë, në Prishtinë me u ndi i nëpërkëmbur dinjiteti i tij nëse Zorani në Zveçan a Leposaviç, po e vozitka “Lladën” e tij të paservisuar prej 1988-ës, kur e ka ble me ndonjë kredi shtetërore, po dojka me vozitë atë shkarravinë edhe nja dhjetë muaj me tabela KM a KS, a çfarë tabelash!".

Tutje ai tha se kjo është gënjeshtra më e madhe që ka mundur t'i shitet këtij populli.

"Kjo është gënjeshtra më e madhe që ka mujtë me iu shit këtij populli prej establishmentit aktual politik. Kanë provuar edhe në të kaluarën, por me gjasë nuk mujtën se gjenerata ishte tjetër. 1999, kur u pat mbledh Grupi i Kontaktit, në Londër, pas Masakrës së Jasharëve, në krye me Madeleine Albright si Sekretare e Shtetit edhe krejt ministrat e punëve të jashtme, nuk kemi thënë ne: deri kur po lëshojmë pe. Gojën ua këqyrshim. Help NATO dmth, krejt pankartat në rrugët e Prishtinës."

"Ky që jam unë, në 1995-ën, 6-tën, m’patën rreh njëherë policia në Dardani, si student, për shkak se ma gjetën një libër, isha t’u shku në fakultet në Velani. Dmth, shuplaka. E ai ka qenë rasti kur jam ndje pa dinjitet. Ajo është mungesa e dinjitetit. Ky që është kryeministër sot, me 1 tetor 1997, e patën ngreh zhag për flokë, forcat e Serbisë. Ajo ka qenë mungesë e dinjitetit", tha Buzhala, duke ia kujtuar kryeministrit faktin se momentalisht nuk ka asgjë më të vlefshme sesa një koordinim me aleatët, gjegjësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pjesën e fundit ndërkaq, gjithmonë të asaj që është zgjeruar këtu, gazetari foli rreth situatës nën okupim, duke ndarë përvojën e tij rreth ikjes së njerëzve deri në Fushë Kosovë, me mendimin se po ndiqeshin nga policia serbe.

"Diku 50 mijë veta, studenta, kemi qenë shky t’u ikë, për mure të Velanisë, dmth deri në Fushë Kosovë iknin, njerëzit mendonin që e kanë policinë prapa. Ajo ka qenë mungesë dinjiteti. Aty kemi lypë prej Bashkësisë Ndërkombëtare: Help NATO, Help NATO! Rrnoftë Drenica prej këtu. Nuk shkonin në Drenicë atje. Prej këtu e lavdëronin Drenicën. Kur u bojke atje lufta. Këta njerëz janë çu me thënë po na nëpërkëmbet dinjiteti pse po suspendohet taksa edhe për dhjetë muaj. Ti s’je ka lypë dinjitet, je ka lypë hegjemoni", tha ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe pjesa e zgjeruar këtu, ndërsa siç edhe mund ta keni vërejtur, fare në fillim gjeni episodin e plotë.

Lajme të ngjashme