“Dimal Basha ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja” - Dështon seanca e deputetit Basha që e paditi shokun e klasës
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, sot do të duhej të shkonte në Gjykatën në Ferizaj. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.
Basha e kishte paditur shokun e klasës, pasi ky i fundit kishte bërë një postim në facebook ku kishte shkruar: “Dimal ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja”.
Seanca e sotme nuk u mbajt pasi gjyqtarja ishte e sëmurë.
Kjo padi erdhi kryesisht pasi Nacionale ia publikoi dëftesën e notave deputetit Basha, e ku i shihej 1-shi në Biologji.