Dardan Krivaqa alivanoset gjatë seancës kur i sheh videot e rastit të Marigona Osmanit, trajtohet nga mjekët e emergjencës - NACIONALE

Dardan Krivaqa alivanoset gjatë seancës kur i sheh videot e rastit të Marigona Osmanit, trajtohet nga mjekët e emergjencës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dardan Krivaqa u soll sot në gjyq për vrasjen e Marigona Osmanit.

Por, gjendja e tij shëndetësore gjatë seancës ndryshoi.

Krivaqa qëndroi normalisht gjatë pjesës së parë të seancës.

Por, kur Gjykata nxori pamjet e banesës ku dyshohet se vrau Marigona Osmanin, Krivaqa u alivanos.

Ai mori trajtimin e nevojshëm nga Qendra Emergjente e Ferizajt.

Krivaqa akuzohet për dhunimin dhe vrasjen Marigona Osmanit.

Bashkë me të, por me akuza më të lehta, gjykohet edhe Arbër Sejdiu.

Gjatë pjesës së parë të seancës, gjyqtari njoftoi se dëshmitarët janë sosur.

Gjatë seancave të kaluara, dëshmitarë kanë qenë mjekë e policë, ndër ta edhe djali i dajës së Krivaqës.

Disa pyetje Endrit Kukës ia kishte bërë edhe vetë Krivaqa, pasi dyshonte se Marigona Osmani e kishte tradhtuar me të.

Gjyqi pranoi shkresën për ekzaminimin psikiatrik të gjendjes mendore të Krivaqës.

Çka nuk u pranua nga gjykata si prova, ishin procesverbalet e marrjes në pyetje të Krivaqës dhe Sejdiut në Prokurori e Polici.

Kjo shkresë u përpilua nga ekipi i ekspertëve të psikiatrisë forenzike.

Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, kërkoi që si provë të shtoheshin edhe 18 raporte psikologjike dhe psikiatrike, që pasqyrojnë gjendjen mendore të familjes së Marigona Osmanit.

Trupi gjykues vendosi që për shkak të pamjeve të ndejshme lidhur me integritetin seksual, seanca të vazhdojë e mbyllur.

Nga sot e tutje, seancat e radhës do të vazhdojnë me paraqitjen e provave.

Lajme të ngjashme