Buzhala ironizon: Slobodna Bosna tash thotë që minatorët janë paguar nga Vuçiqi që të futen në grevë - NACIONALE

Buzhala ironizon: Slobodna Bosna tash thotë që minatorët janë paguar nga Vuçiqi që të futen në grevë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala nëpërmjet një video-opinioni të publikuar në faqen e tij në facebook, ka komentuar situatën e fundit me minatorët e Trepçës.

Ai ia ka kujtuar Kurtit dhe qeverisë, premtimet se do ta rimëkëmbin Trepçën. E situata aktuale, është e tmerrshme.

Buzhala ka thënë se qeveria deri para disa ditësh, krenohej që e ka ngjallur Trepçën, e sot po kërkon nga punëtorët të punojnë pa paga.

“Çka i intereson Hasanit atje ku shitet xehja. Ai e kërkon bukën, hyn në minierë e kryn punën”, thotë Buzhala.

Më tutje, ai ironizon me lajmin skandaloz të Slobodna Bosnës i cili u transmetua edhe nga RTK-ja. Ai ironizon se tash Slobodna Bosna do ta publikojë një artikull, duke treguar si qeveria e Vuçiqit i ka paguar minatorët për t’ia dëmtuar imazhin Kurtit.

“Shiheni çka po ndodh me ndërmarrjet publike, me RTK-në, Telekomin”, thotë Buzhala.

Lajme të ngjashme