Blend Vrajolli që u bë Ebu Ubejd: Momenti kur Gjykata e dënon me 3 vjet e gjysmë burg, kishte plane për suIm në Paradën e Krenarisë - NACIONALE

Blend Vrajolli që u bë Ebu Ubejd: Momenti kur Gjykata e dënon me 3 vjet e gjysmë burg, kishte plane për suIm në Paradën e Krenarisë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata, këtë të martë e ka dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim Blend Vranjollin i cili akuzohet se po bënte plane për sulm, në Paradën e Krenarisë gjatë vitit 2023.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 shtator 2023, ka ngritur aktakuzë kundër Blend Vrajollit, me nofkën “Ebu Ubejdi“, i cili ngarkohet se më 21 shkurt 2023, me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, e me rastin e ndaljes dhe kontrollit në pikën kufitare Hani i Elezit, në stop-listë e duke sjellë mesazhin dhe harta të pranuara përmes profilit të tij “Proxyal“ në rrjetin social “Telegram“ të pranuar nga personi me emrin “Dagllas” Muhaxheri, ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzues, thuhet se Vrajolli kishte bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me nitrate dhe kalcium, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar, ku në të njëjtën ditë ai arrestohet nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme