134 mijë euro për transplantin e veshkës në Stamboll - Si u mashtrua qytetari nga Peja? - NACIONALE

134 mijë euro për transplantin e veshkës në Stamboll - Si u mashtrua qytetari nga Peja?

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Skena e mashtrimeve në forma të ndryshme vazhdon të jetë prezente në Kosovë. Së fundmi, një familje nga Peja është përballur me një rast të tillë.

I dëmtuari, i identifikuar me inicialet A.B., kishte nevojë për transplant të veshkës dhe, sipas dosjes së rastit, ka paguar plot 134 mijë e 761 euro për trajtimin e tij në Turqi.

Për realizimin e këtij trajtimi, ai kishte kontaktuar me 35-vjeçarin nga Lipjani, Valmir Hajrullahu, i cili ishte prezantuar si mjek kirurg. Sipas pretendimeve, Hajrullahu e kishte bindur të dëmtuarin se në Stamboll do ta takonte me një mjek tjetër, por paraprakisht duhej të depozitoheshin paratë.

Madje, sipas tij, ishte siguruar edhe dhuruesi i veshkës, një person i identifikuar si Yilmaz.

Lajme të ngjashme