- NACIONALE

Lushtaku, Kurtit: Unë hovin ja kam ndalë Serbisë kur ti nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së

NACIONALE

Kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lëvizsjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje dhe për izolimin e Kosovës.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka thënë se ai “hovin ia ka ndalë Serbisë kur ka qenë koha”, duke iu referuar periudhës së luftës kur, sipas tij, Kurti “nuk e pranooi as armën e as uniformën e UÇK-së”.

“Me paaftësinë tënde e ke izoluar Kosovën, kurse tash kërkon fajtorë të tjerë për keqqeverisjen tënde”, thuhet në reagimin e Lushtakut.

Ai e ka mbyllur reagimin me një tjetër deklaratë të ashpër: “Me shumë dëshirë, tash, hovin ia ndali edhe disa mbetjeve serbe në Kosovë!”

KQZ: Votimi në diasporë u zhvillua pa pengesa, mbi 80% pjesëmarrje deri në të dhënat e fundit

NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë dhe përfundimtare lidhur me procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Gjatë konferencës u bë e ditur se deri në orën 20:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ishte mbyllur në 26 nga gjithsej 30 përfaqësi diplomatike ku është organizuar votimi jashtë vendit.

Ndërkohë, në katër përfaqësitë e mbetura, të cilat ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi pritet të përfundojë në orën 01:00 të së dielës, sipas kohës në Kosovë.

KQZ njoftoi se gjatë gjithë ditës ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi është zhvilluar pa pengesa të raportuara.

Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë ku votimi tashmë ka përfunduar, si dhe të dhënave të deritanishme deri në orën 13:00 nga ShBA-ja dhe Kanadaja, nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar 22,414 persona, që përbën 80.85 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

"E vërtetë": Kurti pranon publikisht se rënia e papunësisë lidhet me formalizimin e vendeve të punës

NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vazhdimisht e ka përdorur rënien e papunësisë si një nga trofetë kryesore të propagandës së tij qeveritare.

Në tubime dhe paraqitje publike, ai është mburrur se gjatë mandatit të tij janë shtuar 82 mijë të punësuar dhe se papunësia ka rënë nga 26 për qind në nën 11 për qind.

“82 mijë të punësuar janë shtuar gjatë mandatit tonë. Papunësia ka rënë nën 11 për qind. Ka qenë 26 për qind”, ka deklaruar Kurti.

Por në intervistë me Blerim Haxhijën, çuditërisht, i përballur me faktin se një pjesë e kësaj “rritjeje” është formalizim i punëtorëve që kanë punuar edhe më parë, Kurti e pranoi menjëherë.

“Po, normalisht. E vërtetë. Ende nuk ka ndodh formalizimi i plotë”, tha ai.

Me këtë përgjigje, Kurti rrëzoi vetë narrativën që e ka shitur si rënie drastike e papunësisë. Shifrat që janë përdorur si dëshmi e “suksesit ekonomik” u pranuan nga Kurti si produkt i regjistrimit formal të punëtorëve ekzistues - jo domosdoshmërisht vende të reja pune.

Kurti: Fondi Sovran më kujtohet minimum tri herë në ditë, nuk arritëm ta bëjmë

NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka pranuar se Qeveria nuk ka arritur ta realizojë Fondin Sovran, një nga projektet e paralajmëruara si pjesë e programit qeverisës.

“Blerim, mua Fondi Sovran më kujtohet tri herë në ditë minimum; kur zgjohem në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Të martën, më 9 qershor, bëhen 900 ditë që dokumentacioni i Fondit Sovran, me ligjin përkatës që buroi nga një koncept-dokument, ndodhet në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është e vërtetë që këtë nuk arritëm ta bëjmë”, deklaroi Kurti.

Osmani: Ishte e planifikuar çuarja e vendit në zgjedhje, synim refuzimi i vullnetit të 51 për qind të qytetarëve

NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se çuarja e vendit në zgjedhje ka qenë veprim i planifikuar nga Vetëvendosje, me qëllim, sipas saj, refuzimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve.

Në emisionin “Debat Plus”, Osmani akuzoi qeverinë e Kurtit se kanë synuar ta dërgojnë vendin në zgjedhje, pavarësisht rezultatit të shprehur nga qytetarët në procesin zgjedhor.

“Ata kanë dashtë me çu vendin në zgjedhje, me ia refuzu këtij populli 51 për qind, sepse nuk janë ngop as me 51 për qind. Ka qenë krejt e planifikum prej anës tyre”, deklaroi Osmani.

Kurti e shet rritjen e çmimeve si “rritje të kërkesës” — Kosova përjetoi ngadalësim ekonomik në 2025

NACIONALE

Në tubimin përmbyllës, Albin Kurti pretendoi se ndihmat për pensionistë, biznese e studentë e kanë rritur kërkesën agregate dhe, rrjedhimisht, fuqinë blerëse të qytetarëve, në një manipulim klasik ekonomik.

"Çfarë kemi bërë në këto pesë vite duke ndihmuar pensonistët, bizneset, studentët... e kemi rritur kërkesën agregate në ekonomi. Dhe sa më shumë që e kemi rritur kërkesën agregatë në ekonomi, kjo ka qenë më mirë për jetën e qytetarëve që kanë fuqi më të madhe blerëse dhe rrjedhimisht bëjnë jetë më cilësorë në njërën anë për vetën dhe familjet e tyre, dhe në anën tjetër kjo është më mirë për ekonominë. Pra, ne e kemi rrit ekonominë", tha Kurti.

Rritja e shpenzimeve nuk do të thotë automatikisht jetë më cilësore, sidomos kur çmimet janë rritur më shpejt se mirëqenia reale.

Gjatë periudhës 2021–2025, Kosova u godit nga një nga valët më të rënda inflacioniste në dekada: inflacioni vjetor u ngrit nga 3.4 për qind në vitin 2021 në 11.6 për qind në vitin 2022, me kulm mujor prej 14.2 për qind në korrik të atij viti.

Kurti e paraqiti qarkullimin nominal të parasë si progres, duke fshehur faktin se inflacioni arriti nivele rekord përgjatë qeverisjes së tij.

Në anën tjetër, gjatë 2025-ës Kosova përjetoi ngadalësim të rritjes reale në vitin 2025, konsum më të dobët privat dhe importe në rritje.

Hamza: Nga e hëna, do të ketë llogaridhënie për paratë publike dhe abuzimin me shtetin

NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë aktuale dhe kryeministrit në ikje, duke thënë se pas zgjedhjeve do të nisë një qasje e re ndaj përgjegjësisë institucionale.

Hamza tha se llogaridhënia do të jetë një nga parimet kryesore të qeverisjes së ardhshme, veçanërisht në raport me përdorimin e parasë publike, vendimmarrjen institucionale dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

“Do të ketë llogaridhënie për paratë publike. Do të ketë llogaridhënie për vendimet e dyshimta. Do të ketë llogaridhënie për abuzimin me shtetin. Do të ketë llogaridhënie për çdo euro të taksapaguesve që është përdorur për interesa partiake e jo për qytetarët. Sepse shteti nuk është pronë e një njeriu. Paratë publike nuk janë fond partiak. Institucionet nuk janë mburojë për pushtetin. Në Republikën e Kosovës, pushteti buron nga qytetari. Dhe pushteti duhet t’i përgjigjet qytetarit”, ka thënë Hamza.

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë javëve të fundit ka udhëtuar nëpër gjithë Kosovën, duke takuar qytetarë të profesioneve, moshave dhe profileve të ndryshme shoqërore.

Në paraqitjen e tij, Hamza e vendosi theksin te shqetësimet që, sipas tij, qytetarët ia kanë përcjellë gjatë takimeve në terren. Ai tha se në këto biseda ka vërejtur lodhje dhe zhgënjim, por njëkohësisht edhe pritje për ndryshim politik e institucional.

“Kemi takuar punëtorë, mjekë, mësues, pensionistë, bujq, ndërmarrës, studentë, të rinj, gra e burra që çdo ditë e mbajnë këtë vend në këmbë. Kam dëgjuar shqetësimet e tyre. Kam parë lodhjen e tyre

Kam ndjerë zhgënjimin e tyre. Por mbi të gjitha, kam parë diçka shumë më të rëndësishme. Kam parë shpresë se Kosova mund të ndryshojë. Dhe sonte, nga ky shesh, dua t’i them secilit qytetar të Kosovës. Shpresa juaj është e drejtë. Ndryshimi është i mundur. Dhe ndryshimi fillon me votën tuaj”, tha Hamza.

Ismaili: Bedri Hamza është kthesa serioze që i duhet Kosovës

NACIONALE

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili, ka thënë se Kosova ndodhet në një udhëkryq vendimtar dhe ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme.

Ai shtoi se vendit i duhen njerëz që e kuptojnë se udhëheqja “nuk është teatër, por përgjegjësi”, duke shtuar se këtë kthesë, sipas tij, e udhëheq më së miri kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

“Gjendemi në një udhëkryq vendimtar dhe Kosova ka nevojë për një kthesë serioze. Ka nevojë për një qeveri që nuk zgjohet çdo mëngjes duke kërkuar kë të sulmojë. Ka nevojë për njerëz që e dinë se udhëheqja nuk është teatër, por përgjegjësi. Këtë kthesë e udhëheq më së miri kandidati ynë dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Bedri Hamza.” - tha Ismaili.

Bajrami: Kam mbrojtur interesin tuaj dhe do të vazhdoj ta mbroj me dinjitet e përkushtim

NACIONALE

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së, duke e cilësuar atë si moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Bajrami ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që, sipas saj, i kanë dhënë gjatë fushatës, duke shkruar se në çdo fshat, qytet, lagje dhe shtëpi ka parë shpresë dhe besim.

Ajo është shprehur se gjatë takimeve me qytetarët ka dëgjuar brengat dhe pritjet e tyre, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e marrë si forcë gjatë rrugëtimit politik.

“Nesër nuk është vetëm një ditë votimi. Është një ditë vendimi për të ardhmen e Kosovës, për familjet tona dhe për brezat që vijnë”, ka shkruar Bajrami.