Erdhi për takimin e të rinjve socialistë, Kurti e pret në Qeveri ish-kryeministrin grek
5 orë më parë
23:31
NACIONALE
5 orë më parë
23:31
Anise në Kosovë erdhi për të marrë pjesë në një takim të të rinjve socialist, ish-kryeministri grek, George Papandreou u prit edhe në Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri në largim, Albin Kurti e ka pritur atë në Zyrë të Kryeministrit.
Aty, thuhet se Kurti me tashmë deputetin grek, kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.
z. Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY)” – thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.