Zyrtare: Franco Foda trajner i Kombëtares së Kosovës - NACIONALE

Zyrtare: Franco Foda trajner i Kombëtares së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës ashtu siç njoftoi dje, sot ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës, i cili është Franco Foda.

Prezantimi i tij u bë nga i pari i FFK-së Agim Ademi, i cili e përshkroi karrierën e tij si lojtar dhe si trajner.

Foda në prezantim e mori fjalën për pak minuta, ku e filloi me përshëndetje në gjuhën shqipe.

"Mirëdita. Faleminderit për përmbledhjen. Sot është një ditë speciale, urime Kosovës. Te Kombëtarja e Kosovës jam për një sfidë të re, jemi optimist se do të ja dalim mirë".

Trajneri gjerman është i pesti i radhës për Kosovën, pas pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe pason të larguarin Primoz Gliha.

Kontrata e tij me Kombëtaren e Kosovës do të jetë 2 vjeçare, siç u mësua në konferencë.

Lajme të ngjashme