Zvicra kalon lehtësisht edhe Izraelin, ruan pozitën e parë në grupin I - NACIONALE

Zvicra kalon lehtësisht edhe Izraelin, ruan pozitën e parë në grupin I

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Zvicrës me shumë lehtësi e ka kaluar edhe provën e dytë në kualifikimet për Euro 2024, duke mposhtur 3:0 Izraelin si vendas, kështu për të mbajtur pozitën e parë në grupin I.

Pas fitores së thellë në teren neutral ndaj Bjellorusisë me rezultat 5:0, radha ishte e Izraelit, që në ndeshjen e parë barazoi me Kombëtaren e Kosovës.

Helvetikët të udhëhequr nga Granit Xhaka, shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë për të marrë pikët e plota.

Ishte Ruben Vargas që shënoi në minutën e 39-të gol të bukur nga afërsia për rezultatin 1:0, me të cilin u përmbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi furishëm për Zvicrën, pasi që shënuan dy gola të shpejtë.

Ishte fillimisht Amdouni që shënoi për 2:0 nga afërsia, teksa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Widmer që shënoi për 3:0 në minutën e 52-të.

Me këtë fitore Zvicra gjendet e para në grupin I me dy fitore në po aq ndeshje me goldallim prej 8:0, që ia mundëson të jetë para Rumanisë që po ashtu arriti ta fitoi edhe ndeshjen e dytë, duke mposhtur Bjellorusinë 2:1 sot.

Lajme të ngjashme