VIDEO: Në ndeshjen e parë si kapiten i Napolit Amir Rrahmani shënon gol të bukur ndaj Fiorentinës - NACIONALE

VIDEO: Në ndeshjen e parë si kapiten i Napolit Amir Rrahmani shënon gol të bukur ndaj Fiorentinës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, jo vetëm që po luan nga minuta e parë për Napolin në përballjen ndaj Fiorentinës, por atij iu besua shiriti i kapitenit, për herë të parë prej kur është pjesë e këtij klubi.

Francesco Calzona ia besoi shiritin kosovarit, me yllin 30-vjeçar që nuk zhgënjeu, dhe tani kur janë luajtur më pak se 20 minuta të pjesës së parë, ai ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij ndaj Fiorentinës.

Zhvillohej minuta e tetë e takimit, kur Matteo Politano harkoi nga këndorja, me Amir Rrahmanin që u çua më së larti, për të shënuar me kokë, për 1:0.

Ky është goli i tretë i yllit kosovar në këtë sezon në Serie A në 30 paraqitje, por skuadra e tij që ishte kampione sezonin e kaluar është duke kaluar momente të vështira dhe është në rrezik të mos kualifikohet në asnjë prej garave evropiane.

Lajme të ngjashme