VIDEO: Drejtori sportiv i Dritës sulmoi edhe një tifoz nga Intelektualët pas humbjes nga Prishtina - NACIONALE

VIDEO: Drejtori sportiv i Dritës sulmoi edhe një tifoz nga Intelektualët pas humbjes nga Prishtina

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drita pësoi humbje ndaj Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke u eliminuar nga kjo garë dhe si duket tensionet kanë qenë shumë të larta mes tifozëve dhe kryesisë së klubin.

U raportua se kishte tensione mes dy palëve pas mbarimit të ndeshjes dhe dolën pamje kur Valon Zymberi me disa zyrtarë të tjerë të klubit e sulmuan Taulant Byqmetin në vendin e punës së tij dje, ndërsa tani kanë dalë pamje të reja.

Në videon e publikuar nga RTV Dukagjini, shihet drejtori sportiv i Dritës, Zymberi duke sulmuar një tjetër tifoz, ku siç shihet janë afër stadiumit dhe para se të ndodhte sulmi ndaj kryetarit të Intelektualëve.

Kujtojmë se Intelektualët janë tashmë e një kohë në protestë ndaj kryesisë, ku kanë kërkuar shkarkimin e Valon Zymberit, madje për një kohë e bojkotuan klubin.

Lajme të ngjashme