UEFA e gjobit FFK-në me 61 mijë euro për incidentet në ndeshjen kundër Rumanisë - NACIONALE

UEFA e gjobit FFK-në me 61 mijë euro për incidentet në ndeshjen kundër Rumanisë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit UEFA e ka gjobitur rëndë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), me plot 61 mijë euro për incidentet e njëpasnjëshme që ndodhën në humbjen turpëruese ndaj Rumanisë.

Rumunia fitoi me rezultat bindës 3:0, por që FFK-ja dështoi plotësisht në organizim, ku pamë hyrje të vazhdueshme të tifozëve në fushë, hedhje të gjësendeve, ndezje të fishëkzjarrëve si dhe fishkëllimat gjatë himnit të rumunëve.

Kësisoj, FFK-ja ka marrë një gjobë prej 61 mijë eurove për tërë këto incidente. Për hyrjen e tifozëve, FFK-ja është gjobitur me 10 mijë euro. 22 mijë euro pastaj ka kushtuar hedhja e gjësendeve.

6 mijë euro të tjera vijnë si pasojë e fishëkzjarrëve të ndezura, ndërsa për fishkëllimin e himnit plot 15 mijë euro. FFK-ja përndryshe u gjobit edhe me 8 mijë euro tjera shkaku i bllokimit të rrugëve publike.

Kujtojmë, kjo përballje ishte turpëruese në “Fadil Vokrri”, ku përpos kapitenit Amir Rrahmani askush nuk “kishte fytyrë” të dilte para mediave.

Ndër të tjera, UEFA i ka dhënë edhe vërejtje FFK-së shkaku që përzgjedhësi Franco Foda e ka detyrë të flet për mediat, andaj duhet t’i respektojë këto aktivitete.

Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që trajnerët e Kosovës nuk flasin për media pas humbjeve që pësojnë “Dardanët”.

Lajme të ngjashme