Tottenham Hotspur shkakton befasi, e eliminon nga Kupa Carabao Manchester Cityn
Befasia më e madhe e raundit të katërt të Kupës Carabao ka ndodhur në ndeshjen Tottenham Hotspur - Manchester City, me qytetarët që janë eliminuar tashmë nga kjo garë.
Skuadra e Pep Guardiolës pësoi humbje 2:1 ndaj Tottenhamit, me këta të fundit që bëhen skuadra e fundit që arrin në çerekfinale të kësaj gare.
Guardiola vendosi t'i pushonte shumë prej lojtarëve kryesorë për këtë ndeshje, por ndodhi që ishte vendim i gabuar.
Vendasit u treguan shumë më të rrezikshëm pranë portës, prandaj pas 90 minutave dolën triumfues.
Tre gola u shënuan në krejt takimin, dhe të gjithë u realizuan në pjesën e parë.
Timo Werner e hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0 në minutën e pestë të takimit, i asistuar nga Dejan Kulusevski.
🚨🏴 GOAL | Tottenham 1-0 Manchester City | Timo Werner
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 30, 2024
TIMO WERNER OPENS THE SCORING FOR TOTTENHAM!pic.twitter.com/1LYLUm3glV
Pepe Matar Sarr dyfishoi epërsinë në minutën e 25-të, me Kulusevskin që ishte sërish në rolin e asistuesit.
🚨🏴 GOAL | Tottenham 2-0 Manchester City | Matar Sarr
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 30, 2024
WHAT A GOAL FROM MATAR SARR !!!!!!!!!!pic.twitter.com/B7Aq2wxcYM
Krejt çfarë Manchester City bëri në këtë takim ishte goli i Matheus Nunes në sekondat e fundit të pjesës së parë.
🚨🏴 GOAL | Tottenham 2-1 Manchester City | Matheus Nunes
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 30, 2024
MATHEUS NUNES HAS PULLED ONE BACK FOR MAN CITY!pic.twitter.com/5dukkRz5eo
Qytetarët që patën afër 70% të posedimit të topit, nuk arritën të krijonin shumë raste shënimi dhe kështu shkaktuan befasi duke u eliminuar herët nga gara.
Tottenham Hotspur në anën tjetër me fitoren 2:1, kalon në çerekfinale të Kupës Carabao.
Tetë skuadrat që kanë arritur në çerekfinale të kësaj gare janë: Brentford, Southampton, Tottenham, Crystal Palace, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Newcastle United.