“Të kallëzoj pas emisionit”, Ish-futbollisti Liridon Leci e kërcënon Zana Avdiun gjatë emisionit - NACIONALE

“Të kallëzoj pas emisionit”, Ish-futbollisti Liridon Leci e kërcënon Zana Avdiun gjatë emisionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-futbollisti Liridon Leci duket se e kërcënoi aktivisten Zana Avdiu gjatë një emisioni të drejtpërdrejt të dielën mbrëma, duke i thënë “të kallëzoj pas emisionit”, pasi ajo e konfirmoi atë për veprimin e Granit Xhakës gjatë fitores së Zvicrës 3:2 kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Avdiu e kritikoi Xhakën pse i kapi organet gjenitale kur iu drejtuar bankës serbe dhe i shau ata me nënë gjatë ndeshjes së tensionuar të premten në Katar.

Gjestet që çojnë në sulme seksuale, që promovojnë dhunën seksuale, me të cilën ne po përballemi çdo ditë në Kosovë. I kemi 20 mijë gra të dhunuara në luftë nga po ata serbë, unë ato gjeste nuk i përkrah. Ato mund të jenë krenari për ty, ato mund të jenë mjete të duhura për ty, por ti je gabim”, tha Avdiu në emisionin “Favorit”.

Ajo e kritikoi Lecin se po e përkrahte një gjest të pahijshme, që paraprakisht e kishte bërë edhe sulmuesi serb Dusan Vlahoviq.

Ti nuk dallon asgjë prej serbëve, edhe t’i bëhesh fashist si ai nëse e promovon (dhunën). Asnjë dallim nga lojtari me nuk e ke me numrin 9 të Serbisë, i cili e bëri gjestin e njëjtë si Xhaka”, shtoi ajo.

Leci iu përgjigje me kërcënime, duke i thënë se do ta takonte pas emisionit për t’u sqaruar.

Gjithë e përkrah gjestin e Granitit. Cka dalloj unë prej tij (Vlahovicit)? Unë kam gjak shqiptari, s’kam gjak serbi. Kujdes çka po flet, pse je femër nuk d.m.th m’u përballë me ty, po përballem edhe pse je femër. Kujdes çfarë flet. Të tregoj pas emisionit”, tha Leci.

Që prej emisionit mbrëmë, i cili ishte live në T7 në prime time, Avdiu ka marrë kërcënime të shumta verbale në rrjetet sociale, që mund të përshkruhet si një fushatë linçuese ndaj saj.

Lajme të ngjashme