S’ndryshon asgjë largimi i drejtorit, Man City synon t’ia rinovojë kontratën Guardiolas
Manchester City është duke punuar për ta bindur trajnerin Pep Guardiola ta rinovojë kontratën.
Kontrata e teknikut spanjoll skadon në fundin e këtij sezoni, megjithatë City po bën çmos për ta bindur që të vazhdojë qëndrimin në kryeqytet.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se largimi i drejtorit Txiki Begiristain nuk ndikon fare në të ardhmen e Guardiolas, me bordin që vazhdojnë ta duan teknikun katalunas.
“Man City është në kontakte me Hugo Viana dhe largimi i Txiki Begiristain nuk ndikon fare në të ardhmen e Pep Guardiolas”.
“Bordi i Cityt po vazhdon të punojë për ta bindur Pepin për të qëndruar si trajner, edhe pa Begiristain në krye”.
“Vendimi përfundimtar i takon Guardiolas”, shkroi ai.
🚨🔵 Manchester City are in contact with Hugo Viana as revealed… and Txiki Begiristain’s imminent exit doesn’t affect Pep Guardiola’s future.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 9, 2024
Understand City board are pushing to continue with Pep as coach, even without Begiristain in charge.
Final decision, up to Guardiola. pic.twitter.com/ErzbHMpBwH
Guardiola i ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me skuadrën angleze, ndërsa në të kaluarën ka thënë haptas se dëshiron të fitojë edhe me kombëtare para se të pensionohet.
Trajneri i cili vlerësohet si më i miri i të gjitha kohërave ka qenë i lidhur me një kalim te Anglia, megjithatë aktualisht nuk ka asgjë konkrete.