S’ndalet Arsenal, Trossard dyfishon epërsinë ndaj PSV-së
Arsenal ka shënuar edhe golin e dytë në derbin ndaj PSV-së.
Ishte sulmuesi Leandro Trossard që realizoi një gol të bukur pas një asistimi perfekt të Bukayo Sakas (20’).
Pas një aksioni të shpejtë, anglezi e gjeti të ‘harruar’ Trossard i cili ishte i saktë me një goditje të bukur duke e mposhtur portierin mysafir.