Sky Sport: Roma donte ta shkarkonte Mourinhon që kur humbi finalen e Ligës së Evropës - NACIONALE

Sky Sport: Roma donte ta shkarkonte Mourinhon që kur humbi finalen e Ligës së Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma kishte menduar më herët për ta shkarkuar trajnerin Jose Mourinho pas finales së humbur ndaj Sevillas në Ligën e Evropës, pasi ishin lodhur nga ankesat e shpeshta ndaj gjyqtarëve, raporton “Sky Sport Italia”.

Vendimi për ta shkarkuar teknikun portugez u mor këtë mëngjes nga Dan dhe Ryan Friedkin.

Mirëpo, vendimi për t’i ndarë rrugët me Mourinhon mund të kishte ndodhur më parë, pasi humbi finalen e Ligës së Evropës në penallti nga Sevilla.

Rezultati nuk është që i kishte irrituar drejtuesit, por ankesat e “Special One” ndaj gjyqtarëve, ku pastaj si pasojë u dënua me katër ndeshje moslojë.

Thuhet se Tiago Pinto kishte mbrojtur Mourinhon dhe bindur drejtuesit Friedkins që të qëndrojnë me këtë të fundit derisa t’i skadon kontrata në qershorin e vitit 2024.

Mirëpo, pasi Tiago Pinto konfirmoi largimin në muajin shkurt, më nuk kishte kush ta mbronte Mourinhon.

“Tuttomercatoweb” raporton se Tiago Pinto dhe drejtori Lina Souloukou nuk ishin pyetur për vendimin që të shkarkojë Mourinhon dhe e kanë marrë vesh vetëm pasi u bë zyrtare.

Tani, Romën do ta drejtojë Daniele de Rossi që synon sukseset që nuk i arriti sa ishte mesfushor.

Lajme të ngjashme