Shefi i Laligës thotë se liga spanjolle mund ta ulë shkallën e racizmit brenda gjashtë muajve - NACIONALE

Shefi i Laligës thotë se liga spanjolle mund ta ulë shkallën e racizmit brenda gjashtë muajve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Laliga mund ta ulë shkallën e rasteve të racizmit në ligën elitare spanjolle brenda gjashtë apo shtatë muajve, nëse do ta kishte pushtetin e nevojshëm, thotë presidenti i kësaj lige Javier Tebas.

Liga spanjolle ka kërkuar më shumë pushtet për t’i ndëshkuar incidentet e racizmit.

Kjo u bë pasi sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ishte cak i abuzimit racor në Valencia të dielën.

Ne jemi të bindur se po ta kishim pushtetin ne mund ta heqim qafe këtë problem brenda disa muajve”, tha Tebas për BBC.

Të paktën ne mund ta përmirësonim atë në përgjithësi dhe në veçanti në rastin e Viniciusit. Por nëse nuk e kemi pushtetin, krejt çka mund të bëjmë është ta bëjmë ankesa”, shtoi ai.

Vinicius ka qenë cak i abuzimit racor në disa raste këtë sezon dhe pas incidentit të fundit ai mori përkrahje të madhe nga e gjithë bota e futbollit.

Tebas theksoi se liga i ka regjistruar nëntë ankesa për abuzimet racore drejtuar posaçërisht Viniciusit.

Sipas ligjit spanjoll, Laliga mund t’i identifikojë dhe raportojë rastet, por jo edhe të vendosë sanksione.

“Ne duam pushtet, ne nuk duam të fshihemi në çështjen e fyerjeve raciste”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme