Rashica: Po të shënoja në fund historia do të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme - NACIONALE

Rashica: Po të shënoja në fund historia do të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, tregoi keqardhjen e tij për moskonkretizimin e rastit në fund të takimit, ku tha se po të shënonte, historia do të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 edhe pas një paraqitje jo krejt të mirë, ku Rashica ishte protagonist në golin e vetëm të shënuar nga Kombëtarja jonë.

Rashica tha se kishte dëshirë të madhe të shënonte e të ktheheshin me tre pikë, por duhet të shikojnë përpara.

"Nëse do ta kisha shënuar në fund do ta përfundonim këtë histori në mënyrën më të mirë të mundshme. Qef pata boll që të shënoja dhe të ktheheshim me tre pikë, por si shkoj loja duhet të shikojmë përpara".

Tutje anësori i Galatasarayt tregoi se kishin shanset për ta fituar, por edhe i lejuan kundërshtarit shumë hapësira.

"Çdo ndeshje ka hapësirë për përmirësim. Në pjesën e parë i lejuam kundërshtarit disa raste që mund të na penalizonin. Kishim rastet tona që mund ta përmbyllim me fitore".

Krejt në fund tha se formën e mirë që po kalon te gjiganti turk, po tenton ta sjellë edhe në Kosovë.

"Për momentin po kaloj një periudhë të mirë edhe me klubin, po mundohem ta tregoj këtë edhe këtu".

Lajme të ngjashme