Rafael Nadal tregon ambiciet për t’u bërë president i Real Madridit, thotë se ‘Mbretërit’ duhet ta transferojnë Mbappen - NACIONALE

Rafael Nadal tregon ambiciet për t’u bërë president i Real Madridit, thotë se ‘Mbretërit’ duhet ta transferojnë Mbappen

1 javë më parë

nga NACIONALE

Legjenda e tenisit botëror, Rafael Nadal, ka thënë se Real Madridi duhet të arrijë marrëveshje me yllin francez Kylian Mbappe, me fituesin e 22 grand slameve që ka shprehur haptas ambiciet për t’u bërë president i klubit në të ardhmen.

22-herë kampioni i turneve të mëdha në tenis, është një mbështetës i përjetshëm i Los Blancos, pavarësisht se xhaxhai i tij, Miguel Angel Nadal, ka luajtur më shumë se 200 ndeshje për rivalët e përbetuar, Barcelonën në vitet 1990. Ai vazhdon të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Santiago Bernabeu dhe do të donte të shihte fituesin e Kupës së Botës të vitit 2018, Kylian Mbappen, në skuadrën e tij të zemrës.

Kylian Mbappe PSG 2023-24

I pyetur nga Movistar Plus se kë do të dëshironte të shihte të transferohet te Reali, Nadal tha: “A do të ishte i mirëpritur një sulmues tjetër tani? Unë mendoj se po, por… dua që Mbappe të vijë, nuk e kam fare problem me këtë, përkundrazi. Do të isha i lumtur nëse ai do të vinte! Sigurisht që më pëlqen Mbappe, kush nuk e pëlqen Mbappen? Ai nuk kishte asnjë detyrim të vinte më parë. Real Madrid është Real Madrid dhe është më i madh se çdo lojtar tjetër. Por Mbappe nuk ka asnjë detyrim të vijë kur ne tifozët dëshirojmë që ai të vijë”.

Reali ka qenë i lidhur shumë me Mbappen prej disa kohësh. Një marrëveshje mund të bëhet në një fazë, me Nadal që u përgjigj se a do ta merrte udhëheqjen e skuadrës kur të largohet Perezi.

“Nuk e di. Unë premtoj se asnjëherë nuk ka qenë një ëndërr e imja. Por nëse më pyesni se a më pëlqen të bëhem president i Real Madridit, mendoj se po. Por fillimisht, ne kemi presidentin më të mirë të mundshëm momentalisht. Mbi të gjitha, si ndjehem sot, nuk është e njëjta ndjenjë si nesër.”

Jude Bellingham Real Madrid 2023-24

Real Madridi ka pasur një fillim shumë të mirë të sezonit 2023/24, duke marrë maksimumin e pikëve nga pesë ndeshjet e zhvilluara dhe ka parë yllin anglez, Jude Bellingham, duke shkëlqyer.

Lajme të ngjashme