Pesë nga 10 stadiumet e EURO 2024 i takojnë skuadrave të ligës së dytë gjermane - NACIONALE

Pesë nga 10 stadiumet e EURO 2024 i takojnë skuadrave të ligës së dytë gjermane

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kampionati Evropian po afron. Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në fillimin e turneut me ndeshjen hapëse që zhvillohet më 14 qershor, duke filluar nga ora 21:00.

Një fakt zbavitës nga EURO 2024 është se ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume të ndryshme anëmbanë Gjermanisë, por pesë nga stadiumet janë të klubeve që luajnë në ligën e dytë gjermane, apo Bundesliga 2.

10 stadiumet mikëpritëse të Evropianit janë: Olympiastadion (Berlin), Allianz Arena (Munich), Westfalenstadion (Dortmund), Stuttgart Arena (Stuttgart), Dusseldorf Arena (Dusseldorf), Cologne Stadium (Koln), Volksparkstadion (Hamburg), Leipzig Stadium (Leipzig), AufSchalke (Gelsenkirchen) dhe Frankfurt Arena (Frankfurt).

Olympiastadion është i skuadrës së Hertha Berlin që është pjesë e Bundesligës 2, ku në Evropian do të luhen gjashtë lojë, duke përfshirë finalen e madhe më 14 korrik.

Berlin Olympic Stadium – Berlin Sportmetropole

Dusseldorf Arena - stadiumi ku Fortuna Dusseldorf i zhvillon ndeshjet e saj në Bundesliga 2, është me kapacitet prej 47 mijë ulëse dhe do të presë pesë ndeshje në këtë Evropian, duke përfshirë një çerekfinale.

Event guide: Düsseldorf Düsseldorf Arena | UEFA EURO 2024 | UEFA.com

Cologne Stadium - me kapacitet prej 43 mijë ulëse, është shtëpia e FC Koln që luan në ligën e dytë gjermane, e ngjarjen e fundit madhore që e pritën ishte finalja e Ligës së Evropës në vitin 2020. Aty do të zhvillohen pesë ndeshje të Evropianit.

WC-Stadium Cologne - Eurosport

Volksparkstadion - i takon skuadrës tjetër nga Bundesliga 2, Hamburger SV. Kapaciteti i saj është 49000 ulëse dhe do të presë pesë ndeshje të EURO 2024, përfshirë një çerekfinale.

Volksparkstadion - All You Need to Know BEFORE You Go (2024)

AufSchalke - ky stadium i përket skuadrës gjermane me traditë, Schalke 04, e katandisur në ligën e dytë gjermane. Aty do të zhvillohen katër ndeshje të Evropianit dhe kapaciteti i saj është 50 mijë ulëse.

Gruppenauslosung für die EURO 2024

Ky ishte një fakt zbavitës nga EURO 2024 që fillon brenda tre ditëve. Skuadrat e Ligës së Dytë të Gjermanisë kanë kënaqësinë të kenë stadiume të tilla pritëse për gara madhore, ndërsa vende si Kosova, e kanë vetëm një fushë futbolli me standarde të UEFA-s, e cila edhe tani momentalisht është duke u rregulluar, siç ndodhë në pjesën më të madhe të vitit.

EURO 2024 do të fillojë më 14 qershor, me Gjermaninë shtetin mikëpritës që përballet me Skocinë me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Allianz Arena, në shtëpinë e Bayern Munich.

Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e Grupit të Vdekjes, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, ku më 15 qershor e fillojnë rrugëtimin e tyre në Evropian, që është vetëm pjesmarrja e dytë pas vitit 2016.

Lajme të ngjashme