Pavarësisht lëndimit të Nkunkut, Chelsea nuk do të transferojë sulmues të ri
Chelsea nuk pritet të transferojë ndonjë sulmues në këtë afat kalimtar, pavarësish se po përballet me mungesën e ardhjes së re Christopher Nkunku, që pësoi lëndim javë më parë.
Chelsea shpenzoi afër 60 milionë euro për sulmuesin francez Nkunku në fillim të kësaj vere, por 25-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë parasezonit që do ta mbajë jashtë fushës për muaj të tërë.
Pavarësisht se janë të lidhur me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, Chelsea duket e vendosur të mbështetet në opsionet e brendshme për të mbuluar mungesën e Nkunkus. Sipas Evening Standard, Chelsea do të refuzojë të pranojë ndonjë ofertë të fundit të AC Milan për sulmuesin Armando Broja.

Broja ka qenë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju që nga dhjetori, por Mauricio Pochettino dëshiron që 21-vjeçari të konkurrojë me sulmuesin që erdhi verës për 35 milionë euro, Nicolas Jackson, për një rol titullari.
Klubi londinez nuk ka caktuar një datë për kthimin e Nkunkut, por ka Jackson, Broja dhe Raheem Sterling në dispozicion për të luajtur në sulm. Në vend të nënshkrimit të një sulmuesi të ri, Pochettino është i prirë të sjellë një mesfushor me aftësi sulmuese, me Michael Olise të Crystal Palace në radarin e tyre së fundmi.

