Pamje: Boksieri meksikan me një goditje brutale e nokauton britanikun dhe fiton rripin e WBA-së - NACIONALE

Pamje: Boksieri meksikan me një goditje brutale e nokauton britanikun dhe fiton rripin e WBA-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri meksikan, Mauricio Lara, ka triumfuar në kategorinë e peshave të lehta për titullin WBA fal një nokauti brutal që ia shkaktoi boksierit britanik, Leigh Wood në raundin e shtatë.

Duke luftuar në qytetin e tij të lindjes, Wood u rrëzua nga një goditje brutale e majtë në raundin e shtatë në Motorpoint Arena në Nottingham.

Mauricio Lara knocks down Leigh Wood

Ai me guxim u ngrit në këmbë për të luftuar, por trajneri i tij Ben Davison menjëherë e hodhi peshqirin e bardhë me boksierin e tij që nuk ishte në gjendje të vazhdonte, por gjithsesi Wood u pa i mërzitur me vendimin e trajnerit.

Wood kishte luftuar me një prerje në syrin e tij të majtë pas një përplasjeje aksidentale kokash në raundin e parë.

Wood looked to be in control of the bout prior to the stoppage

Por ai nuk lejoi që gjaku që rridhte në fytyrën e tij ta shqetësonte, pasi ai tregoi guxim dhe zemër për t’u rikthyer sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe për të vazhduar luftën deri në raundin e shtatë.

Wood was cut by a clash of heads in the opening round

Duke shkuar në gjysmën e dytë të ndeshjes, Wood dukej se kishte kontrollin e ndeshjes, por një goditje e fortë e zuri të pa përgatitur dhe e gjeti boksierin britanik të shtrirë në tokë.

Kjo është hera e dytë që Lara nokauton një boksier britanik në një mënyrë shkatërruese pasi shpërtheu ndaj Josh Warrington në shkurt të vitit 2021.

Wood was dropped by a brutal left hook in the seventh round

Për Wood kjo është humbja e parë që kur u rrah nga Jazza Dickens në vitin 2020, dhe me boksierin që ka një klauzolë të revanshit, mbetet për t'u parë nëse ai e thërret atë.

His trainer Ben Davison threw in the towel - much to his dismay

“Urime Mauricio Lara, ai është një luftëtar i madh”, tha Wood për DAZN. “Kam bërë një gabim dhe kam paguar për të.”

Lajme të ngjashme