Një i vdekur dhe një fëmijë 5-vjeçar në koma, gjatë festës së Argjentinës në Buenos Aires - NACIONALE

Një i vdekur dhe një fëmijë 5-vjeçar në koma, gjatë festës së Argjentinës në Buenos Aires

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Festa e Argjentinës pas triumfit në Kupën e Botës 2022 në Katar, ka qenë thjeshtë e çmendur. Këto festime janë përcjellë edhe me incidente tragjike, ku një 24-vjeçar ka vdekur duke kërcyer nga ura, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar ka mbetur në koma.

Lionel Messi me bashkëlojtarët e tij arritën të fitonin Botërorin e parë për Argjentinën që nga viti i largët 1986, dhe kjo shkaktoi festimet e çmendura rrugëve të Buenos Aires.

Por pasi parada e autobusit të së martës u ndërpre për shkak të shqetësimeve të sigurisë së tifozëve që hidheshin në majë të autobusit ku gjendeshin lojtarët, Ministria e Shëndetësisë e Buenos Aires detajoi se si një tjetër tifoz vdiq në spital të hënën për shkak të një dëmtimi në kokë të marrë gjatë festimit.

Detaje nga policia në Buenos Aires, të publikuara nga La Nacíon thonë: “Një burrë kërceu nga ura, duke festuar triumfin e kombëtares, derisa ai ra në tokë për ta pësuar me fatalitet”.

Ai vdiq nga plagët e marra në spitalin Fernández në Buenos Aires.

Ekziston frika edhe për një djalë pesë-vjeçar që është në koma pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas një incidenti në Plaza San Martin, ku ai po festonte triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës me prindërit e tij.

La Nacion ka detajuar gjithashtu se si një copë mermeri ra nga një monument gjatë festimeve, duke goditur fëmijën, i cili tani ndodhet në terapi intensive.

Më shumë histori vdekjesh dhe lëndimesh të rënda po shfaqen në një ditë kur heronjtë fitues të Kupës së Botës të Argjentinës panë parakalimin e autobusëve të tyre nëpër Buenos Aires, i cili nxori më shumë se katër milionë njerëz në rrugë për të festuar.

Messi dhe lojtarët tjerë u desh të evakuoheshin në qiell me helikopterë pasi tifozët hodhën predha dhe u përpoqën të hidheshin në autobusin e ekipit.

Lajme të ngjashme