Nis revolucioni te Man Unitedi, tetë lojtarë në shitje
Manchester United ka vendosur në shitje tetë lojtarë të ekipit të parë, përfshirë kapitenin Harry Maguire.
30-vjeçari ka humbur vendin në formacionin e Erik ten Hag dhe është gjithashtu i hapur për largimin nga “Old Trafford” që të ketë mintuazhë më të madhe.
Sipas “The Mirror”, Maguire është vetëm një nga tetë lojtarët e Man Unitedit që Ten Hag dëshiron t’i shesë për ta rindërtuar skuadrën angleze.
Raporti shton se “Djajtë e Kuq” do të dëgjojnë oferta edhe për dy mesfushorët Fred dhe Scott McTominay që gjithashtu nuk preferohen nga tekniku holandez.
Në rast të shitjes së dy lojtarëve, Man United do të kishte mundësi për të nënshkruar me qendërmesfushor, si Mason Mount dhe Declan Rice që ndodhen në “radarin” e klubit.
Në anën tjetër, sulmuesi Anthony Martial – është futbollisti tjetër që dëshiron të largohet në verë pasi shënoi nëntë gola në 18 ndeshje si titullar.
Portieri rezervë Dean Henderson gjithashtu pritet të shitet përfundimisht te Nottingham Foresti.
Ndërkohë, treshja mbrojtësi Alex Telles, Eric Bailly dhe Brandon Williams janë futbollistët e fundit në listë.
Klubi anglez shpreson që Sevilla ta mbajë Telles dhe Marseille Baillyn, ku pastaj do t’iu mbetet të merakosen vetëm për Williamsin.
Man United gjithashtu ka konfirmuar se Phil Jones dhe Axel Tuanzebe do të largohen sapo kontrata t’i skadojë derisa Jack Butland i është bashkuar Rangersit.