Newcastle United bën ofertën e “çmendur” për Kvaratskhelia - NACIONALE

Newcastle United bën ofertën e “çmendur” për Kvaratskhelia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle United ka bërë një ofertë rekorde për klubin për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Skuadra angleze po vazhdon të përforohet për edicionin e ardhshëm pasi përfunduan në pozitën e katërt në Premierligë, duke siguruar edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Corriere dello Sport”, Newcastle United ka bërë një ofertë zyrtare prej 82 milionë funteve me shpresën ta bindin klubin italian.

Raporti shton se Napoli ende nuk i ka kthyer përgjigje klubit anglez, pasi që e shohin 22-vjeçarin si pjesë kyçe për edicionin e ri.

Nëse kjo ofertë refuzohet, Newcastle Unitedi thuhet se dëshiron ta rrit ofertën deri në 85 milionë funte për yllin nga Gjeorgjia.

Kvaratskhelia ka shkëlqyer në Itali edicionin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe 10 asistime në 34 paraqitje në ligë.

Newcastle është duke u përforcuar dukshëm pasi veçse e kanë blerë Sandro Tonalin nga AC Milani, derisa janë afër të nënshkruajnë Harvey Barnes, të cilin e do edhe West Hami.

Pavarësisht që kanë drejtuesit nga Arabia, klubi anglez po kujdeset për të mos i thyer rregullat e fair-playit, të cilën e ka pranuar edhe trajneri Eddie Howe.

“Kemi një buxhet strikt dhe jemi duke provuar të punojmë me të. Gjithmonë duke shikuar fair-playin financiar, janë disa gjëra kreative por nuk kemi ndonjë buxhet të madh”.

“Duam të sjellim lojtarët e duhur dhe që janë në nivelin e duhur. Jemi duke punuar shumë, në fakt tërë verën. Është e vështirë të marrësh lojtarë, por do të provojmë”.

Lajme të ngjashme