Neville: Man United nuk është në garën për titull, Arsenal dhe Man City janë në tjetër nivel
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville mendon se trajneri Erik ten Hag nuk beson se mund ta fitojnë titullin e Premierligës dhe që prioritet tashmë është bërë Liga e Evropës.
Man United është dy pikë prapa Manchester Cityt dhe pesë nga lideri Arsenal pas fitores ndaj Leeds United që shënuan të dielën.
Ten Hag bëri tre ndryshime në udhëtimin te Leeds, duke rikthyer Jadon Sanchon në 11-shen bazë, derisa Harry Maguire dhe Luke Shaw ishin në "zemrën" e mbrojtjes.
Neville thotë se prioritet i Man United është ndeshja ndaj Barcelonës prandaj edhe Martinez me Varanen ishin në stol.
"Mendoj se nuk janë në garë për titull. Ishte interesante sepse në pjesën e dytë nuk mendoja që do ta shënonin golin".
"Në këtë pikë mendoj se Ten Hag e ka bërë prioritet ndeshjen ndaj Barcelonës këtë javë. Ai vendosi Martinez dhe Varane në stol dhe i ruajti për Barcelonën duke luajtur Shaw dhe Maguire në qendërmbrojtje".
"Nëse mendonte se mund ta fitojë Premierligën, ai do ta kishte prioritet cdo ndeshje. Nuk mendoj se mund ta fitojnë Premierligën. Ka shumë ndeshje dhe nuk janë në nivelin e Arsenalit dhe Man Cityt".
Përballja e raundit 1/16 e finales së Ligës të Evropës ndërmjet Barcelonës dhe Man Unitedit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:45.