Ndodh edhe kjo në futbollin e Kosovës: Klubi i Ligës së Parë e akuzon portierin e vet se e kurdisi ndeshjen
Nuk kanë të ndalur zhvillimet e paprecedenta në futbollin kosovar.
Skuadra e Rilindjës e ka akuzuar portierin Armend Ruxhin se e ka kurdisur ndeshjen.
Skuadra ka publikuar edhe incizimet nga ndeshja ku shihen golat qesharak të pranuar.
Reagimi:
Reagim zyrtar.
Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.
Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje.
Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi.