Ndihmës trajneri i Nigerisë: De Laurentiis shfaqi mungesë respekti për kontinentin afrikan
Ndihmës trajneri i Kombëtares së Nigerisë, Usman Abdallah, ka kritikuar presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis për mungesë respekti ndaj kontinentit afrikan me komentet e këtij të fundit për lojtarët që vijnë nga Afrika.
Shefi i klubit napolitan ngjalli polemika të shumta këtë javë pasi që deklaroi se nuk do nënshkruante më me asnjë lojtarë që merr pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
De Laurentiis tha se Napoli dhe klubet tjera evropiane kanë qenë idiotë që kanë paguar lojtarët me rroga të plota edhe pse ata i kanë lënë mes sezonit për të marrë pjesë në turne me kombëtaret e tyre.
Këto komente nga ai erdhën edhe pse njëri nga lojtarët e skuadrës së tij vjen nga ai kontinent apo më saktë nga Nigeria, dhe bëhet fjalë për sulmuesin Victor Osimhen.
Çfarë tha saktësisht De Laurentiis?
Në një intervistë për Wall Street Italia, presidenti i Napolit tha: “Iu kam treguar në klub, mos më flisni më për lojtarët afrikan!
I dua ata si luajnë, por të nënshkruar me ta dhe pastaj ata të shkojnë dhe të luajnë në Afrikë për shtetet e tyre kur kampionati këtu është duke u zhvilluar, këta lojtarë nuk janë asnjëherë të nevojshëm për skuadrën.
Ne jemi idiotë që paguajmë pagat e plota të tyre që ata të shkojnë në mes kampionatit dhe të luajnë në Afrikë.”

Kundërpërgjigja e Abdallah ndaj këtyre komenteve
Osimhen mungoi në sezonin e kaluar të AFCON, që u zhvillua ndërmjet muajve janar dhe shkurt për shkak të virusit Covid, por ish-lojtari i Napolit, Kalidou Koulibaly i cili iu bashkua së fundi Chelseas, mori pjesë për Kombëtaren e Senegalit dhe e fitoi atë trofe.
SENEGAL WIN #AFCON2021
— GOAL (@goal) February 6, 2022
KINGS OF AFRICA FOR THE FIRST TIME 🇸🇳👑 pic.twitter.com/YQl9pKBzko
Ndihmës trajneri i Nigerisë, Usman Abdallah, u shfaq i tronditur nga deklaratat e presidentit të Napolit.
“Mendoj se ai duhet të dal dhe të flas të vërtetën. Ta përdorësh Kupën e Afrikës si arsyetim nuk është mirë.
Lojtarët e Napolit a nuk marrin pjesë në Kampionat Evropian, Ligë të Kombeve apo edhe në Kupën e Amerikës së Jugut? Ose ato nuk janë të njëjta me AFCON?

Do të ishte e kuptueshme nëse ai do të thoshte se lojtarët e Napolit që lëndohet në këto gara, klubi nuk do të përkujdeset apo dhe nëse luajnë do të dënohen.
Deklaratat e tij kanë shfaqur mungesë respekti për Afrikën dhe është budallallëk ta thuash atë çfarë ai tha. Është e tmerrshme për një person të lartë si ai të deklarohet ashtu.
Dikush duhet të reagojë se ta etiketojë si racizëm, pasi që aty janë përmendur vetëm lojtarët afrikanë dhe jo nga kontinentet tjera”, tha për fund Abdallah.