Milani vazhdon formën e dobët në Serie A, humb nga Udinese - NACIONALE

Milani vazhdon formën e dobët në Serie A, humb nga Udinese

1 javë më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani kurrsesi të këndellet në kampionatin italian, pasi tani ndaj Udinesës ka humbur me rezultat 3:1, për të vazhduar formën e dobët.

Kjo për kuqezinjtë është humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit, teksa ka edhe një barazim me Salernitanën, në javën që lamë pas.

Titulli në Serie A pothuajse është çështje e mbyllur, por skuadra e Piolit do të duhet të tentojë që ta sigurojë top katërshen, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e zhvilluar në Dacia Stadium ishte shumë e balancuar, me të dy skuadrat që patën rastet e veta, ndonëse pjesa e parë ishte më atraktive se ajo e dyta.

Image

Gjatë 45 minutave të para u shënuan tre gola, teksa vetëm një u shënua në pjesën e dytë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Udinese me anë të Pereyra në minutën e nëntë për rezultatin 1:0.

Milani arriti ta barazonte rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të penalltisë të konkretizuar nga Zlatan Ibrahimovic për rezultatin 1:1.

Kundërpërgjigja e Udineses ishte shumë e shpejt, vetëm disa sekonda më pas, pa u mbyllur pjesa e parë shënoi Beto nga afërsia për të rikthyer epërsinë në 2:1 për vendasit.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit, teksa e dyta nuk dha edhe shumë nga ndeshja.

Image

Të dy skuadrat patën vetëm nga një rast të mirë, ndonëse Milani me një lojtar më shumë pritej që të sulmonte më shumë.

Në rastin e vetëm për ta në pjesën e dytë, në gol e shndërroi Ehizibue për rezultatin përfundimtar 3:1.

Milani do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e katërt edhe pas kësaj humbje, por rrezikohet nga Roma që nesër zhvillon takimin e saj ndaj Lazios në derbin e qytetit, ndërsa Udinese e cila pati një fillim fantastik të sezonit, do të ngjitet përkohësisht në pozitën e tetë në renditje me 38 pikë të grumbulluara pas 27 ndeshjeve të zhvilluara.

Lajme të ngjashme