Messi i zemëruar që e humbi penalltinë: Unë gabova por ekipi luajti mirë, me Australinë do të jetë vështirë - NACIONALE

Messi i zemëruar që e humbi penalltinë: Unë gabova por ekipi luajti mirë, me Australinë do të jetë vështirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi është i lumtur me kualifikimin tutje, derisa pret një sfidë të vështirë ndaj Australisë.

Kapiteni i Argjentinës humbi 11-metërshin ndaj Polonisë, por me nga një gol të Marc Allister dhe Julian Alvarez siguruan kualifikimin tutje si lider.

Pas ndeshjes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka treguar se pret një sfidë të vështirë ndaj Australisë dhe e pranoi gabimin e tij.

"I nervozuar që humba atë penallti, por skuadra erdhi fuqishëm pas gabimit tim. E dinim se si do të hynte gola e parë, do ta ndryshonte tërë lojën".

"Ndeshja e kaluar na ndihmoi shumë dhe u futëm në fushë duke menduar se na duhet të fitojmë".

"Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Secila e mposht secilën, çdo gjë është shumë e hapur. Duhet të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë, siç bëjmë gjithmonë"

"Duhet të jemi të qetë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Tani një Kupë e Botës tjetër nis dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu siç bëmë sot", deklaroi ai.

Argjentina tani ka rastin e artë për të kaluar deri në gjysmëfinale pasi nëse mposhtin Australinë, në çerekfinale do t’i pres fituesi i ndeshjes Holandë – ShBA.

Kjo padyshim është shumë më e lehtë se në rastin tjetër, ku nëse do të përfundonin si pozitë e dytë do të takoheshin me Francën në raundin e 16-të më të mirave.

Sido që të jetë, përballja mes Argjentinës dhe Australisë do të zhvillohet të shtunën e ardhshme (3 dhjetor), me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme