“Më vjen keq”, Araujo reagon pas kartonit të kuq që i kushtoi me eliminim Barcelonës
Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo ka kërkuar falje pas kartonit të kuq që mori ndaj Paris Saint-Germain.
Uruguaiani bëri një ndërhyrje te Kylian Mbappe, me gjyqtarin që e ndëshkoi menjëherë me të kuq, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak pas vetëm 29 minutave lojë.
Arauajo ka reaguar në rrjetin social “Instagram” duke falënderuar tifozët për mbështetjen, e njëkohësisht iu kërkuar falje për gabimin e bërë.
“Futbolli që më ka gëzuar kaq shumë, tani po me godet rëndë. I falënderoj të gjithë. Falënderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, bashkëlojtarët e mi që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund”.
“Më vjen shumë keq që nuk iu dhashë këtë gëzim”, shkroi ai ndër të tjera.
Barcelona tani mund të thuhet se do ta mbyllë sezonin pa trofe, pasi është eliminuar nga të gjitha kompeticionet. Matematikisht mbeten në garë vetëm për La Liga, megjithatë është tetë pikë prapa Real Madridit.
Përndryshe, Barcelona në vikend përballet me gjigantin madrilen në “Santiago Bernabeu” dhe në rast humbje, atëherë mund të thuhet se do të marrë fund gjithçka për trofe këtë sezon.